Dy lumenj të çuditshëm në Gjeorgji, mes kontinentit të Azisë dhe Evropës, takohen në një shtrat por ujërat e tyre nuk përzihen kurrë me njëri-tjetrin.
Aragvi i Bardhë dhe Aragvi i Zi krijojnë fenomenin e pazakontë natyror , që shkencëtarët ia atribuojnë përbëries, dendësisë dhe temperaturës së ujit, që sipas tyre veprojnë si një ‘perde’ që ndalon përzierjen e ujërave.
Më në jug, në basenin hidrik të Jinvali, lumi bashkohet dhe me degën e Aragvi të Pshavi dhe të Khevsureti, duke u bërë një i vetëm e duke u zbrazur më pas në Mtkvari, pranë kryeqyteti të lashtë të Gjeorgjjisë, Mtskheta.
Në Mtskheta ndodhet Manastiri i Jvari (i Kryqit), ku mund të shihet panorama e lumenjve që lundrojnë veçmas përkrah njëri-tjetrit, me ngjyra të ndryshme duke nisur nga vendi i takimit.
Njerëzit në vend e krahasojnë lumin me legjendën e Jing e Jang, teksa sipas thënieve të lashta kineze, e mira dhe e keqja janë gjithmonë pranë njëra-tjetrës, edhe pse nuk përzihen kurrë.
Top Channel