Ilir Meta shfaqi sot një tronditje, u shpreh gazetari Alban Dudushi, duke komentuar deklaratën e ish-presidentit për mediat pasi doli nga SPAK, ku u thirr për çështjen CEZ – DIA.

Meta ishte ndryshe këtë të mërkurë, krahasuar me deklaratën e bërë disa javë më parë, u shpreh Dudushi gjatë diskutimit në “Top Story”.

“Nga mënyra si foli, nga shprehia, dukej që kishte një tronditje. Madje, kishte kontrast shumë të madh me konferencën që mbajti sapo u kthye nga jashtë, ku ishte shumë i qetë dhe i kthjellët. Kërkoi një lloj bonsesusi ndaj SPAK, se tha aty ka njerëz me integritet dhe nuk mund ta përlyejmë të gjithë SPAK. Sot, m’u duk më ndryshe në mënyrën si foli, në ato që tha në lidhje me përdorimin politik për disa elementë aty brenda”.

Me pyetjen se çfarë do të bëjnë mbështetësit e Metës apo Sali Berishës, tani që këta politikanë po përballen me drejtësinë, gazetari u përfshi në debat të ashpër me Myslim Murrizi.

Murrizi: PD nuk është e Berishës. Është e atyre demokratëve që u ka dalë shpirti nga komunizmi. Unë jam te PD, por nuk njoh pronar

Dudushi: Ti e di shumë mirë, që lideri historik i asaj partie është Berisha

Dudushi: Mua më pëlqen që ti flet atë që mendon

Murrizi: Unë jam i lirë

Dudushi: Problemi që kam është, kur këta zotërinj do të zvarriten në salla gjyqesh, do të duan të mbrojnë vete, çfarë do të bëni ju demokratët me këta liderë

Murrizi: PD nuk ka pronar!

Top Channel