Izraeli shënjestron tunelet e Hamasit, përshpejtohet evakuimi në Gaza

08/11/2023 08:03

Forcat tokësore izraelite nisën orët e para të ditës së sotme operacionet për identifikimin dhe eliminimin e rrjetit të gjerë të tuneleve të përdorura nga militantët e Hamasit që kontrollon enklavën.

Operacioni izraelit, që përfshin mësymje nga ajri e toka pas sulmit të hamasit në 7 tetor e që ka kushtuar deri tani me mijëra njerëzish në Gaza, po kalon kështu në një fazë tjetër. Ai e ka ndarë praktikisht territorin në dy pjesë, qyteti i Gazës, më i madhi i territorit dhe bastioni kryesor i Hamasit, është i rrethuar.

Izraeli pretendon se trupat e tij kanë avancuar ndjeshëm në zemër të qytetit ndërsa Hamasi njofton se luftëtarët e tij kanë shkaktuar humbje të mëdha ndaj forcave izraelite. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, sëaroi se trupat xheniere janë duke vendosur mjete shpërthyese për të shkatërruar një rrjet tunelesh të ndërtuara nga Hamasi, që shtrihen disa qindra kilometra nën Gaza.

Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant e sqaroi objektivi i shtetit hebre janë  terroristët e Hamasit në Gaza, infrastruktura e tyre, komandantët, bunkerët dhe dhomat e komunikimit”. Burime nga Hamasi nga ana tjetër thonë se tanket izraelite janë përballur me rezistencën e fortë të luftëtarëve të tij që përdorin rrjetet e tuneleve për të sulmuar. Situata në terren e ka bërë të vështirë për agjencitë e lajmeve që të verifikojnë pretendimet e dyja palët për gjendjen reale në fushën e betejës.

Numri i njerëz që u larguan nga Rripi i Gazës përmes Egjiptit u rrit të martën, një ditë pasi pikëkalimi Rafah u rihap. Së paku 500 njerëz, shumica të huaj apo shtetas me dyshtetësi kaluan përmes Rafahut, pikëkalimit të vetëm që nuk është në kufi me Izraelin, sipas burime të sigurisë egjiptiane, raporton Associated Press. Evakuimi përmes këtij pikëkalimi qe pezulluar të shtunën dhe të dielën, pasi një ambulancë që po shkonte drejt Rafahut u godit nga një sulm ajror izraelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA