Janë identifikuar dy autorët e vjedhjes së një tabakino në qytetin e Vlorës, të cilët morën një shumë parash duke kërcënuar me thikë.

Vjedhja e ndodhur në lagjen “Pavarësia” e ka denoncuar në polici një 19-vjeçar. Në kuadër të operacionit “Strom 7”, u bë i mundur arrestimi i I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. N., 15 vjeç, i cili ka patur dijeni për këtë krim, por nuk ka kallëzuar, dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash, në një market, në Vlorë, më datë 04 nëntor.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA