Teksa njoftoi vendimin e Bashkimit Europian për të rritur ndihmën humanitare për Gazën me 25 milionë euro, shefja e KE-së, Ursula von der Leyen deklaroi se në total, tani për civilët në territorin e bombarduar egërsisht, ndihma e bllokut shkon në 100 milionë euro.

Duhet ndërmarrë çdo përpjekje e mundshme për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme mbi bazën e dy shteteve, të cilët të ekzistojnë në paqe e siguri krah njeri-tjetrit, tha ajo, duke sqaruar se për këtë nevojiten pesë parime themelore.

“Si parim i parë themelor i mundshëm është që Rripi i Gazës të mos i ofrojë strehë terroristëve.  Së dyti, mund të bihet dakord, që të ketë vetëm një autoritet palestinez dhe vetëm një shtet palestinez. Si organizatë terroriste, Hamasi nuk duhet të kontrollojë apo të qeverisë Gazën. Së treti nuk mund të ketë prani afatgjatë sigurie izraelite në Gaza”, u shpreh Von der Leyen.

Ky rrip bregdetar konsiderohet pjesë substanciale e shtetit të ardhshëm palestinez. Së katërti, sipas Von der Leynit, nuk duhet të ketë dëbime të dhunshme të palestinezeve dhe palestinezëve nga Rripi i Gazës, sepse kjo vetëm sa mund të krijojë më shumë destabilitet në rajon. Për parim të pestë, ajo përmendi një dakordësim, që të mos ketë bllokadë të vazhdueshme në Gazë. 70% e të rinjve në këtë rajon janë të papunë. Kjo detyrimisht nxit radikalizmin e mëtejshëm.

Top Channel