Video/ Momenti i tmerrshëm kur 23-vjeçarja filmon të dashurin e saj duke e qëlluar për vdekje me armë

07/11/2023 09:26

Një vajzë e re braziliane ka filmuar momentin kur u qëllua për vdekje me armë nga i dashuri i saj.

Në video shihet 27-vjeçari Diego Fonseca duke qëndruar pranë një dritareje dhe duke i drejtuar armën 23-vjeçares Ielly Alves në një shtëpi, në qytetin Jataí të shtunën.

Në video dëgjohet Alves duke qeshur dhe duke i thënë Fonseca-s: “Bëje! Wow, kjo është shumë mirë.” Fonceca tërhoqi këmbëzën dhe vajza u rrëzua menjëherë në dysheme. Më pas ai e dërgoi atë në spital ku fatkeqësisht vajza humbi jetën.

Pasi mbërritën autoritetet në polici, Fonseca i tregoi se pa dy persona mbi një motoçikletë, ku njëri prej tyre qëlloi dy herë me armë, ku mbeti e vdekur Alves. Oficerët panë telefonin e vajzës së re dhe zbuluan se ishte i dashuri i saj ai që e qëlloi.

Fonseca u arrestua me akuzën e vrasjes. Arma e tij u gjet afër vendit ku ai kishte parkuar makinën e tij jashtë spitalit. Ai ka pasur precedentë penalë për grabitje dhe sulm ndaj ish-të dashurës së tij. Nëna e Alves tha se Fonseca iu afrua dhe i premtoi se do t’i gjente vrasësit.

“Në spital më përqafoi dhe më tha: Kush e ka bërë këtë do ta paguajë”, tha nëna e vajzës fatkeqe Olesiane Alves.

Ajo tha se ata ishin takuar për më shumë se një vit e gjysmë dhe se vajza e saj donte të ndahej nga ai. Olesiane Alves kujton se vajza e saj i tha disa orë para se të vritej se do të ndahej nga Fonsenca sepse nuk kishin një marrëdhënie të mirë.

“Mami, unë do të shkoj në shtëpinë e tij dhe do të kthehem së shpejti”, ishin fjalët e fundit të Alves për nënën e saj.

Olesiane Alves i tha policisë se vajza e saj kishte shkuar në spital vitin e kaluar pasi u sulmua nga Fonseca për t’i bërë qepjet në krah. Në një tjetër incident, po në vitin 2022, Fonseca e goditi vajzën kur e pa duke folur me ish-të dashurin e saj.

“Kishte disa zënka dhe ajo kishte disa mavijosje. Mendova se ishte keq të ndërhyja, por ishte e vështirë. Ajo nuk më tha shumë sepse e dinte që ndjeja dhimbjen e saj”, tha nëna e saj.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA