Video/ E rëndë! Prezantuesi i radios ekzekutohet gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Filipine

06/11/2023 10:10

Një drejtues radioje në jug të Filipineve është qëlluar për vdekje në studio gjatë transmetimit të tij. Sulmi u pa edhe nga njerëz që po ndiqnin emisionin live në Facebook.

Personi i armatosur shkoi të takonte gazetarin Juan Jumalon, duke u shtirur si dëgjues. Më pas ai e qëlloi atë dy herë gjatë emisionit drejtpërdrejtë të mëngjesit në Calamba City në provincën Misamis Occidental. Videoja e sulmit tregon Jumalon, 57 vjeç, duke u ndalur dhe duke ngritur sytë përpara se të dëgjohen dy të shtëna. Ai mbështetet në karrigen e tij ndërsa muzika vazhdon të luajë. Gazeari ka ndërruar jetë pas plagëve të marra teksa po transportohej për në spital.

Sulmuesi, i cili nuk shihet në transmetimin e drejtpërdrejtë në Facebook, ka rrëmbyer gjerdanin e arit të viktimës përpara se të ikte me një motoçikletë me një bashkëpunëtor që priste jashtë.

Policia e Misamis Occidental publikoi ​​fytyrën e njërit prej të dyshuarve në Filipine një vend i rrezikshëm për gazetarët. Filipinet prej vitesh janë konsideruar si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr. e dënoi incidentin dhe urdhëroi policinë të gjurmonte dhe arrestonte vrasësin dhe bashkëpunëtorin e tij.

“Sulmet kundër gazetarëve nuk do të tolerohen në demokracinë tonë dhe ata që kërcënojnë lirinë e shtypit do të përballen me pasojat e plota të veprimeve të tyre”, tha Marcos në një deklaratë.

Shoqata Kombëtare e Gazetarëve të Filipineve tha se Jumalon ishte gazetari i 199 i vrarë në vend që nga viti 1986, viti kur demokracia u kthye në vend.

“Sulmi është edhe më i dënueshëm pasi ndodhi në shtëpinë e vetë, të cilën ai e përdori gjithashtu si radiostacion”.

Në vitin 2009, anëtarët e një fraksioni të fuqishëm politik dhe bashkëpunëtorët e tyre vranë 58 persona, duke përfshirë 32 punonjës të medias. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës i vetëm ndaj gazetarëve në historinë e fundit të vendit.

Top Channel