Shqiptari i kapur në ‘shtëpi bari’ në Angli qan para policëve: Më vjen keq, nuk jam trafikant!

06/11/2023 15:33

Mediat britanike publikuan sot momentet kur një trafikant shqiptar përlotet para policëve që e kapën në shtëpinë e tij, ku kishte ngritur një punishte kanabisi me vlerë sipas tyre rreth 175,000 paundë.

20 vjeçari Marisol Bezati, është burgosur tashmë dhe dënuar një vit e gjysmë, pasi kishte kthyer shtëpinë e tij në Peterborough, në veri të Anglisë në “shtëpi bari”.

Në pamjet video, ai shihet sesi struket i trembur në divanin e tij teksa oficerët thërrasin  ‘Police!’, para se të hyjnë në dhomë dhe ta gjejnë atë.

Bezati duket i shokuar teksa oficerët e ndalojnë dhe e prangosin, dhe me sytë të “zgurdulluar” nga frika thërret: “Më vjen keq, më falni, nuk jam trafikant!

Video tregon më pas sesi ka kthyer shumicën e shtëpisë në një fermë artizanale për kanabis.

Bezati u arrestua më 28 shtator pas një njoftimi të vullnetarëve të lagjes që dyshonin për aktivitetin e tij.

Bezati duket i shokuar teksa oficerët e ndalojnë dhe e prangosin, teksa me sytë të hapur nga frika thërret: “Më vjen keq, më falni!”

Oficerët gjetën në shtëpi 206 rrënjë bimë kanabisi, sipas tyre me një vlerë rreth 170 000 paundë, të cilat ngroheshin me llampa të fuqishme, ndërsa dera e dhomës së gjumit ishte e mbyllur.

Bezati tha se nuk mund të fliste anglisht kur oficerët i thanë se do të bënin një kontroll.

Në pamje shihet sesi i rriste bimët në dhomën e gjumit dhe në papafingo.

Bezati doli më pas para gjykatës së Peterborough ku u dënua me 1.5 vite burg për prodhim kanabisi dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Hetuesi i çështjes Andrew Donaldson, i policisë së Cambridgeshire tha: “Ne do të vazhdojmë të godasim këto rrjete kriminale që prodhojnë e trafikojnë droga në zonën tonë, sepse ka lidhje të qarta mes kultivimit të kanabisit dhe krimeve më të rënda, çka nxit dhunën e luftës për territor mes bandave”.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA