Serxho dhe Albina kanë debatuar me njëri-tjetrin në studion e “Përputhen”, pasi të dy kanë pakënaqësi nga diskutimet e bëra mes tyre gjatë takimit.
Në një moment Albina e ka akuzuar konkurrentin se ka tentuar ta fusë atë në një trekëndësh me Saiden, për ta bërë këtë të fundit xheloze.
Serxho: Ta kam thënë mos fut asnjë në takimin tonë.
Albina: Ke qenë ti që e ke bërë këtë gjë.
Serxho: Ti doje siguri tek unë dhe pyesje vazhdimisht.
Albina: Unë mendoj që e ka bërë vetëm për xhelozi.
Serxho: Po hëngra një autogol. Më tepër detaje nuk përdor.
Albina: Më ka përdorur për të më futur në një lloj trekëndëshi me Saiden. Është munduar të më përdori në disa forma.
Serxho: Sedra ime nuk po ndihet rehat. Janë disa detaje që unë nuk do t’i japë kurrë.
Albina: Unë u mundova të blija detajet, dhe nuk e mora këtë gjë.
Serxho: Detajoi më i rëndësishëm është që mua mu prek sedra. Unë e di që ti je e aftë për ta kuptuar se çfarë dua ta them.
Albina: Unë dua të më tregosh ato detaje.
Pas këtij debati të bërë mes dyshes, ndërhyri edhe Saidja, personi i tretë i përmendur, e cila tregoi versionin e saj.
Saidja: Më kanë thënë që je deklaruar për Serxhon, kur në të vërtetë unë kam pasur vërtet vetëm një pëlqim. Dhe ai djali ka shkuar i ka thënë Serxhos.
Top Channel