Producenti Ermal Mamaqi i ftuar në “Top Story” në diskutimet për ‘epokën e re të filmit shqiptar’ dha disa opinione dhe si mund të ndihmohet financiarisht industria dhe filmi independet, siç e quan ai.

“50% ka filmi amator, 20% filmi komercial dhe 30% është një lloj buxheti që i atribuohen filmave të huaj, “tax free”, ky është një subvencion që duhet të futet edhe në Shqipëri pasi ndihmon edhe në prodhimin e filmave të huaj që mund të xhirohen në Shqipëri”, tha Mamaqi.

Pra sipas tij, një pjesë e shpenzimeve që bëhen për të xhiruar një film duhet të kompensohen nga shteti.

“Jo më larg se në Janar pata xhirime me një kompani italiane. Filmi u xhirua pothuajse i gjithi në Shqipëri. Buxheti që u harxhua ishte 300 mijë euro, jo ndonjë gjë, por siç erdhën u lan të gjitha këtu, duke mos e bërë të lumtur palën italiane.  E gjithë bota e ka kështu. Nëse ti do të xhirosh një film në Itali, ti harxhon 100 mijë euro kur kthehesh ata të japin 35 mijë euro mbrapsht”, tregon aktori.

Një tjetër faktor sipas Ermalit është “të zbritet nga tatim fitimi sponsorizimi i firmave që ndihmojnë dhe mbështesin filmin”.

Faktor që edhe producenti Ledion Liço u bashkua.

Producenti Ols Abazi mendon ndryshe nga dy producentët e tjerë.

“Nëse në Shqipëri do të kishte 1 kinema çdo qytet unë do të bëja 5 filma në vit. Sepse industria e filmit në Amerikë nuk ka lidhje me shtetin ka lidhje me kinematë. Ti bën një produkt dhe ua çon atyre që e blejnë”, thotë Abazi.

Top Channel