Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut dëshmon në Hagë: Në 90% të deklarimeve të pasluftës s’kam qenë normal

06/11/2023 14:15

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj po jep dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara.

Ai ka deklaruar se është penduar për një nga deklaratat që ka dhënë në lidhur me zhvillimet e vitit 1998.

“Këto deklarata i kam dhënë në gjendje të rëndë, të vështirë dhe shpesh herë i kam ekzagjeruar sepse nuk e kam ditur që këto kanë me u bë temë një ditë, e as që do të ketë gjykatë kundër Kosovës”, ka thënë Dedaj, sipas mediave kosovare.

Ai theksoi se në shumicën e dëshmive nuk ka qenë në gjendje të mirë psikike.

“Në 90 për qind të deklarimeve që i kam bërë pasluftës s’kam qenë normal dhe në gjendje për të thënë të vërtetën. Jam i gatshëm të ballafaqohem me çdo gjë…Edhe sot që jam këtu thash se jam kufomë, s’kam asnjë vlerë. Nuk e di pse jam gjallë, unë nuk ligështohem, jam i guximshëm dhe jam i përgatitur për të dhënë jetën….”, ka shtuar ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA