Reshjet e dendura të shiut kanë vijuar edhe në mesditë në Tiranë.

Prurjet e shumta kanë bërë që disa pjesë të rrugëve të kryeqytetit të mbushen me ujë, duke ngadalësuar automjetet.

Në këto kushte, në akset kryesore është krijuar edhe trafik. Prurjet në lumin Lana janë rritur por uji nuk ka dalë nga shtrati.

Sikurse duket nga fotot e shkrepura nga LSA, efektivët e policisë po drejtojnë trafikun.

FOTO GALERI
10/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA