Mori drejtimin e Delegacionit Europian në Tiranë/ Kush është Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

02/09/2026 15:16

Sofia Moreira de Sousa është ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Sofia Moreira de Sousa pason në këtë post diplomatin italian Silvio Gonzato dhe sot ka dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Po kush është ambasadorja e re Bashkimit Evropian në Shqipëri?

Përpara emërimit në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa drejtoi Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Portugali, detyrë që mbajti nga shtatori 2021.

Sofia Moreira de Sousa shërbyer katër vjet si Ambasadore e BE-së dhe Shefe e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Kepit të Gjelbër.

Nga 2009 deri në 2011 ishte këshilltare politike në Delegacionin e BE-së pranë Bashkimit Afrikan në Addis Abeba.

Nga 2005 deri në 2006 ajo mbante postin e këshilltares së lartë të Përfaqësuesit Special të BE-së për Kaukazin.

Nga 2003 deri në 2007 Sofia Moreira de Sousa punoi në ekipin e ngushtë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Javier Solana, mbi marrëdhëniet e BE-së me Rusinë dhe Ukrainën, duke qenë pjesë e ekipit që ndihmoi në ndërmjetësimin e Revolucionit Portokalli në Ukrainë (2004).

Më herët ka punuar në departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe si drejtore kursi në Akademinë Evropiane të së Drejtës në Trier, ku trajnoi gjyqtarë dhe magjistratë mbi të drejtën evropiane.

Në fillim të karrierës punoi dy vjet në një zyrë avokatie në qytetin e saj të lindjes, Porto.

Top Channel