Milioneri japonez ‘merr me qera’ qytetin siçilian me hotele dhe opera, për ‘festivalin’ 3-ditor të ditëlindjes (fotot)

03/11/2023 16:41

Këngëtarë të famshëm pritet të performojnë për më shumë se 1000 të ftuarit e festës ekstravagante qe ka habitur vendasit.

Një milioner japonez duket po tërheq mjaft vëmendje për festën e ekzagjeruar të ditëlindjes së tij të 73-të.

Kaoru Nakajima ka zbarkuar në qytetin sicilian të Palermos për të mbajtur një festë ekstravagante, duke prenotuar dy hotelet më luksoze Grand Hotel et des Palmes dhe Villa Igiea, the Mercure, si dhe disa restorante.

Një nga shefat më të njohur të qytetit është vënë në drejtim të gatimeve ndërsa është bllokuar për një javë teatri i operas Teatro Massimo për të akomoduar eventet artistike te milionerit.

Matteo Bocelli, biri i tenorit të famshëm Andrea Bocelli dhe producenti japonez Hiroyuki Savano, do të performojnë në skenë për eventin e padëgjuar.

Nakajima ka prenotuar gjithashtu Teatro Politeama për mbrëmjet private, duke detyruar që orkestra simfonike e qytetit të zhvendoset në një tjetër sallë, shkruan TheSun.

Nakajima është bërë lajmi kryesor në qytet, për të cilin mediat thonë se ka bërë pasurinë me kompaninë amerikane të reklamave e shitjeve Amway.

Përfaqësuesit e tij thonë se prej viteve 90-të numri shitësve të tij ka arritur në 750,000 dhe 40 përqind e kompanisë është vendosur në Japoni.

Mes lavdeve të shumta, mediat thonë se Nakajima nuk di vetëm të shesë e të bëjë biznes, por është dhe kompozitor e këngëtar, i cili ka fituar një çmim në festivalin e muzikës popullore në Tokio. Ai ka shkruar gjithashtu një libër biografik me titull “Mësime të rëndësishme që kam mësuar nga superelita”. Nuk dihet se perse ai ka zgjedhur Palermon per festen e tij te zhurmshme.

FOTO GALERI
4/5
Hotel Villa Igiea do te prese nje pjese te me shume se 1000 te ftuarve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA