U dëmtua dhe la fushën në minutën e 25-të, De Ligt pritet të mungojë gjashtë javë

02/11/2023 13:10

Bayern Munich dhe kombëtarja holandeze janë në ankth për Matthijs de Ligt.

Mediet gjermane raportojnë se testet të cilave iu nënshtrua mbrojtësi në orët e fundit kanë zbuluar se De Ligt ka pësuar një dëmtim të ligamentit të gjurit të djathtë.

Mbrojtësi u dëmtua mbrëmjen e së mërkurës dhe la fushën në minutën e 25’ në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Saarbrucken, skuadër që luan në kategorinë e tretë, por që eliminoi Bayern-in me rezultatin 2-1.

Nga ky dëmtim Matthijs de Ligt pritet të qëndrojë jashtë fushës së blertë për të paktën 4-6 javë. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA