Pas fitores së studentëve në zgjedhje, arrestohet shefi i Policisë Kriminale në Serbi, akuzohet për manipulim të hetimeve dhe dhunë ndaj protestuesve
Trupat izraelite kanë kaluar nëpër periferi të qytetit të Gazës, tha kryeministri Benjamin Netanyahu.
“Ne jemi në kulmin e betejës. Ne kemi pasur suksese mbresëlënëse dhe kemi kaluar në periferi të qytetit të Gazës. Ne po përparojmë”, tha Netanyahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.
Në një postim në X, kryeministri tha: Ne do të ecim përpara. Ne do të avancojmë dhe do të fitojmë dhe do ta bëjmë me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e luftëtarëve tanë heroikë.
Zona urbane shihet si një sfidë shumë më e madhe për ushtrinë sesa zona rurale që ata kanë mbuluar deri më tani.
Ushtrisë izraelite do t’i duhet të përballet me një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore, të cilat Hamasi tashmë i ka përdorur për të nisur sulme të befasishme kundër ushtarëve.
Top Channel