Politikani arrestohet për vrasjen e ish-gruas që pritej të dëshmonte kundër tij për përdhunimin (fotot)

02/11/2023 16:33

Ish-senatori brazilian Telmário Mota është arrestuar dje si organizatori dyshuar i vrasjes së gruas së tij Antônia Araújo, 52 vjeçe, e cila u qëllua për vdekje të premten në makinën e saj në Boa Vista, Roraima

Hetuesit po kërkojnë gjithashtu për nipin e çiftit Harrison Correa, i cili dyshohet se ka ndihmuar në realizimin e krimit të rëndë, ndërsa Leandro Luz, dorëzi i vrasjes së Araújo, u arrestua dje.

Zonja Araújo pritej të dëshmonte në gjyq per nje tentative përdhunimi nga ish-bashkeshorti para se të ekzekutohej.

Senatori ishte akuzuar për tentativën e përdhunimit ndaj ish-bashkëshortes gjate nje takimi ne makine, por ai i mohon akuzat duke thënë se nuk ka prova për fajësinë e tij.

Mota është përfaqësues në senatin e Brazilit prej vitit 2015 pasi kishte punuar me pare në financë. Më parë ai kishte kandiduar për kryebashkiak në Boa Vista por u rendit i treti.

Padia e tentativës së përdhunimit ndaj senatorit ishte ngritur nga bija e çiftit në gusht 2022, e cila dëshmoi se sulmi kishte ndodhur në makinë.

Vajza dëshmonte gjithashtu se babai e kishte dërguar të blente një pistoletë kalibër 38 në gusht, dhe se trembej se ai do ta përdorte.

Policia beson se ajo ishte arma e zjarrit që vrau Araújo edhe pse nuk është gjetur ende.

Mota ishte përpjekur t’i shpëtonte autoriteteve duke tentuar të merrte një fluturim për në  Brasilia të enjten. Por më pas ai kishte marrë një autobus për në Goiás ku qëndroi në shtëpinë e një mike, tha kreu i policisë së Nerópolis, André Fernandes.

FOTO GALERI
1/4
Mota është përfaqësues në senatin e Brazilit prej vitit 2015 pasi kishte punuar me pare në financë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA