Preferuan të varroseshin të gjalla sesa të dilnin nga shtëpia pa hixhab, tërmeti u mori jetën grave afgane

31/10/2023 13:53

Qindra gra afgane u varrosën të gjalla në rrënojat e shtëpive të tyre pas një tërmeti 6.3 ballë, sepse kishin frikë të dilnin jashtë pa hixhab.

Gratë afgane, më shumë frikë kishin të dilnin nga shtëpia pa hixhab sesa të varroseshin të gjalla nga tërmeti

Përpjekjet e shpëtimit në tërmetin e 7 tetorit, i cili goditi Afganistanin perëndimor dhe vrau më shumë se 2,000 njerëz, u penguan gjithashtu nga një direktivë talebane që ndalon gratë dhe burrat që nuk e njohin njëri-tjetrin të kenë asnjë kontakt.

Një grua shpëtimtare e paidentifikuar tha për Telegrafin se rregullat e paimagjinueshme i penguan shpëtuesit meshkuj të ndihmonin gratë e bllokuara ose të plagosura, sepse nuk i njihnin ato. Rezultati ishte rritja e numrit të vdekjeve në mesin e grave.

Agjencitë e OKB-së raportuan se 90% e viktimave në Herat ishin gra dhe fëmijë. “Shumica e pacientëve ishin gra dhe fëmijë, sepse ata ishin brenda shtëpive të tyre kur goditi tërmeti,” tha Dr. Qasem Sadat, një zyrtar shëndetësor në rajon.

Një përfaqësues i OKB-së argumentoi se nëse tërmeti do të kishte goditur Afganistanin brenda natës, raporti gjinor do të ishte më i vogël pasi burrat do të kishin qenë në shtëpi në vend që të punonin. Gratë janë gjithnjë e më shumë të kufizuara në shtëpitë e tyre, sepse talebanët i kanë bërë rregullat shumë të rrepta për atë që gratë mund dhe nuk mund të bëjnë në dy vitet e fundit.

OKB-ja zbuloi gjithashtu se disa gra të prekura nga tërmeti nuk ishin në gjendje të merrnin ndihmë pa identifikimin e një të afërmi mashkull.

“Kur godasin fatkeqësitë natyrore, gratë dhe vajzat janë më të prekurat dhe shpesh shihen si më pak të rëndësishme”, tha Alison Davidian, Përfaqësuesja Speciale e OKB-së për Gratë në Afganistan. “Tërmetet, të kombinuara me krizën e vazhdueshme humanitare dhe shtypjen e grave, e kanë bërë situatën jo vetëm të vështirë për gratë dhe vajzat, por edhe vdekjeprurëse.”

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raportoi në fillim të këtij muaji se tërmeti, i cili u pasua nga disa lëkundje të tjera më të vogla, shkatërroi më shumë se 21,500 shtëpi dhe dëmtoi rëndë mbi 17,000.

Si rezultat, 154,000 njerëz janë në gjendje të rëndë me shtëpitë e tyre të rrafshuara.

OKB-ja raportoi se deri më tani janë shkatërruar 15 fshatra, ndërsa 41 janë prekur mesatarisht ose rëndë.

Një zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të Afganistanit tha menjëherë pas tërmetit kryesor se “disa fshatra ishin shtëpi për rreth 1000 ose më shumë njerëz. Kishte 300 shtëpi. Vetëm 100 njerëz mbijetuan”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA