Deti bëhet i kuq në një ishull iranian, ja çfarë thonë ekspertët për fenomenin
Teksa Izraeli po zgjeron operacionet tokësore dhe vijon ende sulmet në objektivat ku pretendon se ka civilë, mjeku Ghassan Abu-Sittah në spitalin e Gazës deklaroi se godina ku strehohen mijëra civilë e pacientë është në shënjestër të vazhdueshme.
“Që nga konferenca për shtyp e ushtrisë izraelite për spitalin Al-Shifa, bombardimet rreth spitalit janë intensifikuar dhe mbrëmë ishte e tmerrshme. Gjatë natës mezi mund të flinim dhe zona përreth godinës mjekësore ishte në shënjestër të vazhdueshme”, tha ai.
Al-Shifa është kompleksi më i madh mjekësor dhe spitali qendror në Gaza, i vendosur në qytetin e goditur nga sulmet. Ndër të tjera, mjeku që ndodhet në ambientet e brendshme të spitalit, u shpreh se viktimat po rriteshin vazhdimisht në zonë.
Një tjetër spital në Gaza është në situatë të vështirë, pasi numri i pacientëve është drejt rendit rritës. Bombardimet kanë bërë që kapaciteti i spitalit të tejkalohet, ndërsa ajo që e bën më të vështirë është mungesa në elementë mjekësorë.
Për të mësuar më shumë rreth qendrës mjekësore Al-Quds klikoni këtu: “Spitali është i tejmbushur me pacientë”/ Kryqi i Kuq: Situata jashtë kontrollit në godinën Al-Quds
Top Channel