Shefi i META, Mark Zuckerberg, së fundmi tha se gjigandi i teknologjisë po vendos inteligjencën artificiale (AI) edhe në syze.

Zuckerberg e bëri njoftimin në konferencën e zhvilluesve Connect në selinë qendrore të Meta në Silicon Valley, eventi kryesor vjetor i produkteve të kompanisë.

Syzet inteligjente janë një nga mënyrat e shumta që kompanitë e teknologjisë janë përpjekur të zhvillojnë përtej smartfonit si një pajisje që përdoret nga të gjithë, por deri më tani përpjekjet nuk kanë pasur sukses ose kanë pasur fare pak sukses.

Përparimet në AI na lejojnë të krijojmë (aplikacione) dhe persona të ndryshëm që na ndihmojnë të arrijmë gjëra të ndryshme. Dhe syzet inteligjente përfundimisht do të na lejojnë t’i bashkojmë të gjitha këto duke ruajtur edhe formën stili që na pëlqen të mbajmë.”

Syzet inteligjente të gjeneratës së dytë Meta Ray-Ban, të prodhuara në një partneritet me EssilorLuxottica, kanë një çmim fillestar prej 299 dollarë amerikanë dhe dolën në treg më 17 tetor.

Syzet inteligjente gjithashtu shtojnë mundësinë që përdoruesit të transmetojnë atë që po shohin në kohë reale, tha Zuckerberg.

Meta prezantoi gjithashtu 28 personazhe të inteligjencës artificiale që njerëzit mund t’i dërgojnë mesazhe në WhatsApp, Messenger dhe Instagram me “personalitete” të famshëm, duke përfshirë Snoop Dogg, Paris Hilton dhe yllin e YouTube, MrBeast.

Kjo është përpjekja jonë e parë për të trajnuar një grup inteligjence artificiale që janë pak më argëtuese,” tha Zuckerberg.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA