Rezultatetparaprake të autopsisë së Matthew Perry-t nuk janë ende të qarta dhe është kërkuar një raport toksiokologjik.
Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut të Los Anxhelosit, konfirmoi se trupi i Perry-t mund t’i dorëzohet familjes së tij, pavarësisht faktit se një përfundim zyrtar i autopsisë mund të mos jetë gati për javë të tëra.
Përpara se të përcaktohet se nga ka vdekur Perry, duhen bërë hetime të mëtejshme, siç është raporti i toksikologjisë, raporton NBC News. Sipas mediave amerikane, Perry u gjet i pavetëdijshëm në vaskë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos gjatë fundjavës.
Perry la pas babain e tij 82-vjeçar John Bennett Perry dhe nënën e tij, Suzanne Perry, me të cilën babai i tij ishte i martuar nga viti 1968 deri në 1970.
Ai gjithashtu ka një njerk, Keith Morrison. Ndërsa ylli i ndjerë nuk ishte martuar kurrë, ai kishte një lidhje të ngushtë me familjen e tij, e përbërë nga pesë njerka dhe motra.
Babai John Bennett Perry u pa i shkatërruar, teksa mbërriti në shtëpinë e djalit të tij të ndjerë në LA, disa orë pas vdekjes së aktorit. Edhe nëna e tij u pa tepër e mërzitur e cila ndodhej në një makinë në vendin e pasagjerit, me burrin e saj Keith Morrison.
Perry do të mbahet mend me dashuri për rolin e tij në filmin amerikan “Friends” së bashku me Jennifer Aniston, David Schwimmer, Courteney Cox, Matt Le Blanc dhe Lisa Kudroë nga viti 1994 deri në 2004.
Portretizimi i tij i personazhit sarkastik dhe mendjemprehtë e bëri atë një emër të njohur, ku seriali “Friends” vazhdon të shihet edhe sot e kësaj dite.
Perry fitoi një nominim për Emmy në 2002. Përveç kësaj, ai ishte i njohur për filmat Fools Rush In (1997), The Whole Nine Yards (2000) dhe 17 Again (2009).
Top Channel