Debati i ashpër mes Ronaldo Sharkës dhe Eni Shehut të premten e kaluar gjatë spektaklit të Dancing With The Stars u bë pjesë e diskutimit të Fan Club.
Roza Lati tha se figura e Ronaldos është ndërtuar mbi ironinë e debatin, duke e konsideruar një gjë normale sjelljen e tij.
Nga ana tjetër Lei Kraja, tha se nuk do të ketë më zënkë mes tyre, pasi Eni është i fokusuar tek fitorja e DWTS.
Roza: Ronaldo është siç ka mbiemrin, Sharka, peshkaqen. Edhe me thinja në kokë të jetë kështu do të jetë, secili nga ne e ka një pozicion në median shqiptare, edhe Ronaldo është Ronaldo.
Lei: Nuk mendoj se do të kapet Eni me Ronaldon më, është i fokusuar tek vendi i parë. Finalen e ka të garantuar.
Por çfarë ndodhi natën e spektaklit të së premtes?
Kur mori vlerësimin prej 20 pikësh nga juria, Eni Shehu pyeti në mënyrë të drejtpërdrejtë Ronaldon se çfarë problemi kishte me të. Diskutimi mes palëve degradoi në një debat të fortë mes dy konkurrentëve.
Eni: Ronaldo o yll bote ça ke me mua, ke tre javë që me je ngjit. Unë jam përgjigjur sa herë jam pyetur me ty. Frenki është vetëm duke u ankuar për ty, s’dua tua prish festën për Tiktok por këtu është Dancing. Këtu luhen këmbët jo dhëmbët.
Ronaldo: Rrogën e do me siguracione apo pa siguracion?
Eni: Më kanë thënë njerëzit ‘se shohim dot se ka vetëm debate dhe polemika aty’.
Ronaldo: Janë dy 8-ta majtas dhe djathtas që ty të ngrenë pikët. Unë nuk kam ndërmend të bëj debat me fansat e Oltës, merr pankartën ‘Team Olta Luanesha’. Mos e njollos biografinë tënde televizive.
Eni: Kur juria i thotë ‘jo jo jo’ katër herë, të marrë komardaret dhe të zhduket nga kjo skenë.
Ronaldo: Debat me fansat e Oltës nuk bëj. Më tha ‘zhduku nga skena’. Në të gjitha kërcimet e tua nuk gjen 30 sekonda kërcim. Lëre Frenkin mos u merr me Frenkin.
Eni: Më vjen gjynah për atë vajzën.
Frenki: Ankesat e mia janë inkurajim për Ronaldon.
Ronaldo: Kush e ka mësuar këtë zhurmues. Je i rritur që të bësh këto debate.
Eni: Këmbët këtu, dhëmbët në vend tjetër.
Ronaldo: Hajde ulu te Olta merr freskuese, mblidhe pak veten tani, nëse të shqetësonte kjo, më kapje në korridor, i ruan këtu se doni vëmendje. Kostumi i zi të shkon shumë, siç ke dhe shpirtin. Unë e shijova shumë Bora, kjo skenë është magjike, publiku të votojë VIP 9 se dhe njerëzit që bullizohen dhe janë të këqij në fillim, mund të shkojnë në finale.
Top Channel