Irani “përgatitet” për luftë? “Luftë e ftohtë” me SHBA pas përshkallëzimeve Izrael-Gaza

29/10/2023 22:40

Në një moment delikat në Lindjen e Mesme, kur konflikti midis Hamasit dhe Izraelit është intensifikuar duke çuar në shkatërrimin e Gazës, një “luftë e ftohtë” është duke u zhvilluar midis Iranit dhe SHBA-ve.

Teksa Amerika ka shprehur hapur mbështetjen për Izraelin, duke stacionuar tashmë në Mesdheun Lindor dy aeroplanmbajtëse, së bashku me anijet e tyre mbështetëse, Irani ka dënuar fort ofensivën ushtarake të Tel Avivit në Rripin e Gazës.

Që pas nisjes së konfliktit me sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor, Irani ka shprehur hapur mbështetjen për palestinezët dhe liderët në Teheran besojnë se ndërhyrja e Amerikanëve do të sjellë përhapje më të gjerë të luftës.

Sakaq, këtë fundjavë Irani ka nisur edhe stërvitje ushtarake masive, duke aktivizuar 200 helikopterë, raketahedhës, tanke, avionë dhe mijëra trupa.

Stërvitja është quajtur “Autoriteti 1402”, me Republikën Islamike që ka vendosur të përfshijë në të përdorimin e versioneve të përmirësuara të raketave të tyre të prodhuara në vend, Daën dhe Diamond.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, tha më 29 tetor se bombardimet e vazhdueshme të Izraelit në Gazë “mund të detyrojë të gjithë” të veprojnë. Ky është paralajmërimi i fundit i lëshuar nga Republika Islamike që kur nisi lufta mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, tri javë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA