E diel me diell, temperaturat shkojnë deri në 26 gradë C
29/10/2023 08:02
Këtë të diel moti parashikohet KRYESISHT i kthjellët në të gjithë territorin, duke përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës.
Më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare, ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohet të ketë edhe vranësira.
Pas mesdite parashikohet që vranësirat të jenë prezente në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në pjesën veriore ku do të gjenerojnë dhe reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre, duke luhatur vlerat nga 7 gradë minimalja deri në 26 gradë C maksimalja.
Top Channel