Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Rubik-Rrëshen.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe nga goditja e fortë njëra prej tyre është përmbysur në mes të rrugës.

Kanë mbetur të plagosur disa persona, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke hetuar për shkaqet e aksidentit.

Top Channel