Më 7 tetor, Hamasi nisi një sulm të befasishëm në jug të Izraelit, duke masakruar civilët ndërsa ata festonin festën hebraike të Sukkot dhe duke marrë shumë pengje në Gaza.

Skenat e tmerrshme të fotografuara në ditët që pasuan ndriçuan brutalitetin e paprecedentë, me shtëpitë e djegura, krevate fëmijësh të përgjakur, makina të braktisura të shpuar nga plumbat, familjarë që mbanin trupat e të dashurve të tyre nga lagjet e shkatërruara, etj.

Si hakmarrje, Izraeli ka goditur enklavën palestineze prej 2.3 milionë banorësh me artileri dhe sulme ajrore për javë të tëra, duke i hapur rrugën një pushtimi të pritshëm tokësor në shkallë të plotë ndërsa tanket e betejës grumbullohen në kufi.

Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit të Hamasit ka tërhequr vëmendjen e politikës ndërkombëtare. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar dje në favor të një rezolute që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Por gjuha është e varfër të treguar se çfarë ka ndodhur me civilët nga 7 tetori kur filloi konflikti Izrael-Hamas e deri më sot. Imazhet flasin vetë…

FOTO GALERI
23/30
Palestinezët nxjerrin trupin e një vajze të re nga rrënojat e shtëpisë së shkatërruar të familjes Al Faseih pas një sulmi ajror në kampin e refugjatëve Al Shatea, Gaza, 24 tetor 2023. Më shumë se 20 anëtarë nga familja Al Faseih u vranë pas një sulmi ajror natën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA