Ina dhe Eltioni këtë puntatë të “Dancing With The Stars” erdhën me një paso doble, e cila arriti të vlerësohej pozitivisht nga juria por nuk munguan as kritikat.

Javën e kalua ata “rrëmbyen” zemrat e jurisë, por këtë herë komentet ishin të ndërthurura, ndërsa vlerësimi ishte dy pikë më pak.

Valbona Selimmlari: Pas asaj performance kisha frikë këtë herë. Pashë që interpretimin e kishe shumë të mirë. Ishe korrekte, ke nisur që ta lirosh trupin.

Lori Bala: Kur ndahesh nga Eltioni të ikën nervi dhe vendosmëria e hapave. Paso doble për ty ndoshta nuk është në stilin tënd…

Olta Gixhari: Tek ky kërcim lëshove gjithë atë fuqi. Ndjeva që fustani të bezdisi dhe mua më bezdisi.

Ilir Shaqiri: Ina mendoj që je në rrugën e duhur drejt asaj që kërcimi kërkon. Gjithsesi mua më mungon tek ky kërcim ndjeshmëria e pozës. Shkalla e vështirësisë është e mirë kështu që vazhdo kështu.

Konkurrentja pas komenteve të jurisë kritikoi veten, duke shprehur se nuk dha më të mirën.

“Nuk dhashë më të mirën. Juria sot më mbajti me hatër. Doja të jepja më shumë nga vetja në kërcim”, tha ajo.

Nga juria Ina dhe Eltioni morën 27 pikë në total, dy më pak se java e kaluar. Nëse ju pëlqeu kërcimi i tyre mund të votoni në kodin përkatës VIP15.

 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA