Një foto e frikshme e shpërndarë së fundmi në Itali tregon krerët e tre grupeve më të fuqishme mafioze që darkojnë së bashku me verë e ‘spageti’, duke shpërndarë frikën e “super-aleance” mafioze në krijim.
Rrjeti britanik Daily Mail shkruan se krerët e “sindikatës mafioze” ‘Ndrangheta me bazë në Kalabri, ata të Camorra në Napoli dhe Cosa Nostra e Siçilisë, ishin fotografuar së bashku në darkën tradicionale të kopshtit në prill 2021.
Policia raporton se ky nuk është takimi vetëm i koalicionit të krimit tashme dhe në veri të Italisë, të cilët përgjohen vazhdimisht nga prokurorët.
“Këtu jemi në Milano”, raportohet se thotë në darkë një zyrtar i vjetër i Camorra duke iu referuar vendndodhjes së tyre të pazakontë. “Nuk jemi as në Siçili, as në Romë, e as në Napoli, ky është vendi ku do të bëjmë gjëra të mira”.
Ndërsa anëtari i dyshuar si i grupit Cosa Nostra përgjigjet mes të tjerash: “Ne kemi ndërtuar një perandori”.
Më sa duket organizata e fuqishme kriminale kanë lënë mënjanë rivalitetin e tyre për të krijuar ndoshta një super-aleancë për të përfituar nga “mundësitë e biznesit” në rajonin verior të Lombardisë.
Mafia dyshohet se ka investuar fitimet e saj në fusha biznesi të ligjshëm nga më të ndryshmet, përfshi dhe shtëpitë e modës në Milano.
Prokurorët italianë thanë për mediat se organizata ka krijuar një rrjet të stabilizuar lidhjesh me bizneset dhe politikën vendase duke i shërbyer interesave të mafiozëve si në Kalabri, në Romë e në Siçili, shkruan rrjeti Telegraph.
Megjithëse në të kaluarën stili tyre ka qenë ai i gjakderdhjeve, ekzekutimeve dhe luftës për terren me njëri-tjetrin, tani ato duket se kontrollohen nga ‘e njëjta dorë’ dhe se kanë zgjedhur krimin dhe korrupsionin “e kollarisur” në vend të përplasjeve të armatosura ordinere.
Camorra, e ‘Ndrangheta janë tashmë nga organizatat më të mëdha kriminale në botë me lidhje me drogën ndërkombëtare, trafikun e armatimeve dhe metaleve të çmuara, thonë prokurorët.
Fitimet e tyre riinvestohen në kompani të ligjshme, duke forcuar kështu influencën e tyre, shkruan rrjeti Daily mail.
Në 2021, 70 gangsterë të përfshirë me ‘Ndrangheta u burgosën për më shumë se 20 në një gjyq masiv kolektiv për anëtarët e mafias.
Sindikata mafioze siçiliane Cosa Nostra, është përshkruar dhe në filmat e serialit Kumbari, për lidhjet e betimet e gjakut, duke zhvilluar aktivitetin mafioz bazuar në ‘familje’ apo ‘klane’.
Ish-kreu i saj Matteo Messina Denaro, i cili vdiq papritur këtë vit pas arrestimit në moshën 61 vjeçare kishte kaluar 30 vjet në fshehje, ndërsa mburrej se me njerëzit që kishte vrarë mund të mbushte ‘një varrezë të tërë’.
Top Channel