Enxhi Nasufi shpërtheu në skenë këtë herë me një ‘jive’ ritmik me partnerin e saj, Silvester Shuta.

E veshur me një fustan ‘flakë’ të kuq, moderatorja u kombinua në skenë me blunë e theksuar të Silvesterit.

Juria vlerësoi hapat e Enxhit, por kritikoi saltron dhe padjeshkën e saj.

Ilir Shaqiri: Super energji. Mendoj se mund të bësh më mirë. duhet të bësh më shumë ushtrime me hapjen për atë sparkatën

Olta Gixhari: Unë nuk do të doja ta bëje atë padjeshkën, u duke e rënde. Do doja t’i rafinoje lëvizjet. I ke pak të ashpra. Duhet ta rregullosh

Valbona Selimllari: Je femër aq e bukur. Sa i përket saltros, unë që kam qenë gjimnaste them që mirë mos e bëj se sa ta bësh ashtu

Lori Bala: Ti je figurë energjike dhe jive është i lodhshëm, ti e zbatove shumë mirë, përveç një dy kalimeve të vogla.

Në përfundim të kritikave, juria dha në total 31 pikë për Enxhin dhe Silvester. Nëse edhe juve ju pëlqeu ky kërcim, mund të votoni me kodin VIP 13.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA