Banorët e portit magjepsës të Meksikës, Akapulko, dhe qyteteve bregdetare përreth tij po përgatiten për mbërritjen e një stuhie e cila mund të sjellë pasoja katastrofike për zonën.
I pagëzuar me emrin Otis, uragani i kategorisë pesë ka kthyer kujtimet e stuhisë shkatërrimtare të vitit 1997, e cila mori me dhjetëra jetë njerëzish. “Një skenar makthi po krijohet për Meksikën jugore, sepse Otisi është duke iu rajoneve bregdetare të saj me shpejtësi të madhe”, thanë përfaqësues të saj.
Otis u forcua nga një stuhi tropikale në një uragan të rrezikshëm të kategorisë më të lartë brenda 12 orëve. Ai ka shkaktuar erëra të fuqishme deri në 260 km në orë dhe Akapulko me mbi një milionë banorë, është i pari në rrugën e tij. Shpresat janë tani që Otis, edhe pse thuhet se mund të vazhdojë të mbetet uragan i kategorisë 5 pasi të prekë tokën, të pësojë një dobësim të menjëhershëm për shkak të terrenit të thyer e të lartë të Meksikës.
Njerëzit në Akapulko kanë nxituar të mbyllen në shtëpi apo të hyjnë nëpër strehime, pasi shirat e rrëmbyer kanë nisur tashmë, duke detyruar dhe turistët të braktisnin plazhin. Kryetarja e bashkisë Abelina Lopez, tha se Otisi mund të jetë uragan edhe më shkatërrues se Pauline, që e goditi vendin në 1997-tën duke shkatërruar pjesë të qytetit dhe duke shkaktuar mbi 200 të vdekur.
Me qindra persona të tjerë u lënduan u prekën atëherë nga vërshimet e ujërave dhe rrëshqitja e tokës. Ushtria e Meksikës ka zhvendosur në Akapulko mbi 8.000 trupa, ndërsa autoritetet kanë mbyllur portin e tij me mbi 300 anije peshkimi.
Top Channel