Rrugët e Laçit “pushtohen” nga uji! Përroi që përshkon qendrën e qytetit doli nga shtrati
25/10/2023 18:05
Intensiteti i lartë i reshjeve këtë pasdite ka bërë që rrugët kryesore të qytetit të Laçit të ishin nën “pushtetin” e ujit për disa minuta.
Përroi që përshkon qendrën e qytetit doli nga shtrati, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në biznese apo banesa.
Siç shihet edhe nga pamjet automjetet që lëvizin e kanë të vështirë qarkullimin, duke krijuar trafik, ndërsa trotuaret janë pa këmbësorë.
Shiu tashmë ka ndaluar, ku pritet të tërhiqen ujërat nga rrugët e trotuaret.
Gjithashtu vetëm disa minuta rrebeshe shiu u deshën që të përmbyteshin shumë rrugë në qytetin e Durrësit dhe periferinë e tij, ku po ashtu edhe në Lushnjë pati përmbytje.
Top Channel