Libani nuk mund të pretendojë se është i pafajshëm kur Izraeli sulmohet nga Hezbollahu, tha presidenti izraelit Isaac Herzog në një konferencë shtypi me presidentin francez Emmanuel Macron të martën.
“Duhet të jetë e qartë se Libani do të paguajë çmimin”, nëse shpërthen lufta me Hezbollahun, tha Herzog duke shtuar se “Hezbollahu po luan me zjarrin.”
“Ne nuk po kërkojmë një konfrontim në kufirin tonë verior apo me dikë tjetër”, tha Herzog.
Franca u ka “transmetuar mesazhe grupeve të tjera që potencialisht duan të bashkohen me konfliktin” për t’i paralajmëruar që të mos e bëjnë këtë, tha Macron.
Herzog tha gjithashtu se “30 fëmijë janë atje” pasi janë rrëmbyer nga militantët e Hamasit.
Ka pasur një rritje të përleshjeve midis Izraelit dhe Hezbollahut, një lëvizje islamike e mbështetur nga Irani që ka bazën e saj kryesore në kufirin Izrael-Liban. Të hënën, ministri i informacionit i Libanit tha se qeveria “nuk dëshiron luftë” me Izraelin, por se kërcënimet nga Izraeli janë bërë një “dukuri e vazhdueshme”.
Top Channel