Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një nënë dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e saj binjakë, një djalë dhe një vajzë 5-vjeçare.

Ngjarja e rëndë u zbulua pasi nëna 31-vjeçare u hodh për vdekje nga një urë në Florida, ku policia pasi ka shkuar në shtëpinë e saj, ka gjetur të vdekur dy fëmijët.

Sipas dëshmitarëve okularë, 31-vjeçarja Hado doli nga makina e saj dhe u hodh nga një urë në liqenin Jessup.

Pasi trupi i 31-vjeçares u gjet dhe u identifikua, policia shkoi në shtëpinë e saj dhe gjeti dy fëmijët e saj binjakë 5-vjeçarë të vdekur në shtretërit e tyre, sipas NBC. Policia gjeti gjithashtu një armë në shtëpinë e 31-vjeçares, por fëmijët nuk janë gjetur me ndonjë lëndim të dukshëm nga një armë zjarri. Shkaku i saktë i vdekjes së fëmijëve do të përcaktohet nga mjeku i cili do të bëjë autopsinë e trupave të tyre.

Dy binjakët, Ahmed dhe Ava, ishin fëmijë me nevoja të veçanta dhe u konstatua se ata nuk kishin ndjekur shkollën që nga 13 tetori.

Siç njoftoi policia lokale, në shtëpi nuk u gjetën as shumë ushqime dhe as mobilje të mjaftueshme. Nëna e 31-vjeçares tha se vajza e saj kishte probleme kronike me depresionin, por nuk kishte konstatuar shenja të përkeqësimit të gjendjes së saj. Ajo në fakt kishte marrë një telefonatë nga shtëpia e vajzës së saj të enjten mbrëma, por nuk iu përgjigj pasi mendonte se njëri nga dy fëmijët e kishin telefonuar gabimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA