Është arrestuar autori që shkaktoi djegien e 22 hektarëve tokë dhe 500 pemëve ulliri në Libofshë të Fierit.

62-vjeçari A.B., nga Libofsha ndezi zjarr për djegien e disa mbeturinave bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u shkaktuan djegie kolosale.

Nga zjarri u prekën edhe disa banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA