27/11 22:59
Emil Roback i alarmoi të gjithë, ndërsa prej dy javësh kishte shkëputur çdo kontakt me klubin ku ndodhet në huazim nga Milani, me Norrkoping.
Menaxheri i Roback, Tony Martinsson bën me dije se më në fund ka mundur të kontaktojë me sulmuesi.
“E takova sot, kështu që situata është nën kontroll. Tani nuk do të flasim më për të”-bën me dije Martinsson.
Drejtuesit e Norrkoping ishin shqetësuar për Emil Roback, pasi për 14 ditë ky i fundit nuk kishte komunikuar me asnjë pjesëtarë të klubit./ Super Sport
Top Channel