Aksident në aksin Kuçovë-Berat, përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur
Dy raste të kultivimit të lëndëve narkotike janë zbuluar në fshatin Dom të Pukës dhe në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe.
Në fshatin Selcë u gjetën të kultivuara në tokë 38 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në afërsi të vendit ku u gjetën bimët, u zbulua edhe një ambient i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.
Në këtë ambient u gjetën qindra degë bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, si dhe rreth 2.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë boçeje. Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Autorët janë në arrati.
Në fshatin Dom, Pukë, në afërsi të banesës së shtetasit A. L., u gjetën 24 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në vazo, si dhe 201 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje. 24-vjeçari u arrestua ndërsa kanabisi u asgjësua nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel