“Basti i fundit”/ Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari 18-vjeçar dhe 4 persona që po luanin

19/10/2023 17:20

Një 18-vjeçar, pronar i një lokali në Kurbin ka rënë në pranga pasi e kishte kthyer biznesin në dispozicion të lojërave të fatit.

Si rezultat i fazës së katërt të operacionit “Basti i fundit”, në pranga ra Bruklin Halili, 18 vjeç, si dhe katër persona Fabio Halili, 20 vjeç, Marsel Kasmi, 29 vjeç, Dritan Shupli, 30 vjeç dhe Valdano Murati, 31 vjeç, të gjithë banues në Laç.

Të pestë këta shtetas u kapën në flagrancë, në lokalin në pronësi të 18-vjeçarit në Fushë Milot, teksa vinin baste sportive, me celularë, dhe luanin lojëra fati me letra. Nga ky ambient u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 11 300 lekë, celularë dhe letra bixhozi.

Ata do të hetohen për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA