Laert Haxhiu

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Laert Haxhiu, i kërkuar për së paku 7 vrasje dhe ngjarje të tjera të rënda është një hap larg ekstradimit në Shqipëri.

Top Channel mëson se gjykata e apelit të Janinës i ka dhënë dritë jeshile ekstradimit të Haxhiut drejt Shqipërisë.

Sipas legjislacionit Grek, Laert Haxhiu ka të drejtë të kërkojë shqyrtimin e ekstradimit të tij në Gjykatë të Lartë e cila do të japë një vendim final. Haxhiu u arrestua në maj të këtij viti në Janinë me dokumente të falsifikuara gjeorgjiane pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Interpol Tirana kreu identifikimin e tij dhe i dorëzoi homologëve grek dosje ku Haxhiu ishte i dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Jurgen Hoxhës e Zamir Latifit.

Arrestimi i Artan Tafanit i cili më pas u bë i penduari i drejtësisë, e implikoi Laert Haxhiun dhe me ngjarje të rënda kriminale mes tyre 6 vrasje 4 të ndodhura në Shqipëri dhe 2 në Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA