Jeta luksoze e presidentit më të ri në botë, me gruan modele dhe biznesin e bananeve 250 milionë (fotot)

18/10/2023 15:46

‘Republikë bananesh’ quante e përditshmja britanike The Sun, shtetin e presidentit më të ri të botës që shijon jetë prej aristokrati me gruan modele stërvitjeje dhe një biznes bananesh e frutash prej rreth 250 milionë dollarë.

Daniel Noboa – i zgjedhur kësaj jave president i Ekuadorit në moshën 35 vjeçare, ka hyrë në politikë vetëm dy vjet më parë teksa trashëgon biznesin ndërkombëtar të tregtisë së frutave të babait të tij.

Ai besohet tashmë se është presidenti më i ri në botë dhe rivalizohet vetëm nga Ibrahim Traore i Burkina Faso, që besohet se është gjithashtu 35 vjeç.

Daniel Roy-Gilchrist Noboa Azín i lindur në 1987, është biri i biznesmenit Alvaro Noboa dhe mjekes Anabella Azin.

Babai tij besohet se është njeriu më i pasur në Ekuador teksa kontrollon eksportin e bananeve që është prodhimi kryesor i vendit.

Babai i tij kishte kandiduar disa herë pa sukses për president.

Suksesit të Noboa i shtohet dhe imazhi i gruas bukuroshe Lavinia Valbonesi, 25 vjeçe, modele e njohur “mirëqenieje” në rrjet me të cilën u njoh në 2019 kur e punësoi si ‘nutritioniste personale’ për të rënë në peshë.

Noboa tentonte të binte në peshë kur ishte i martuar me ish-gruan Gabriela Goldbaum, me të cilën ka një vajzë.

Por rrjedhimisht Valbonesi dhe biznesmeni u martuan në gusht 2021 dhe tashmë kanë një djalë Alvaro.

Në gusht 2023, kur bashkëshorti i saj u bë i njohur me kandidaturën Valbonesi ishte personi më i kërkuar në rrjet në Ekuador.

Ajo me statusin e gjerë në mediat sociale ka influencuar në fushatën e Noboa me votuesit e rinj, thonë ekspertët.

Ekspertja e stërvitjes bëhet gjithashtu zonja e parë më e re në botë kur Noboa të marrë postin në nëntor.

Mediat braziliane thonin së fundmi se Noboa zotëron dhe dy kompani “offshore” në Panama, dhe është përmendur për lidhje me të tjera kompani parajsash fiskale të të atit.

Gjithsesi ai është zotuar “të përmirësojë sistemin e drejtësisë dhe të reduktojë dhunën” që ka përfshirë vendin prej bandave, korrupsionit dhe krimit.

FOTO GALERI
5/7
Ajo me statusin e gjerë në mediat sociale ka influencuar në fushatën e Noboa me votuesit e rinj, thonë ekspertët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA