Bota e modelingut dhe pasarelave mban zi për vdekjen e papritur në rrethana misterioze të Tabby Brown, modele londineze.
Deri më tani nuk dihet shkaku konkret i vdekjes së një prej modeleve më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar, e cila famën e saj ia detyron edhe të qenit balerinë, aktore dhe influencuese në rrjetet sociale.
Tabby Brown ka bashkëpunuar me markat dhe kompanitë më të mira të modës, si dhe është përfolur për romancat me dy futbollistët e njohur: Mario Balotelli dhe Raheem Sterling.
Me sulmuesin italian Tabby ishte në një lidhje shtatëmujore. Të dy u takuan në një klub nate:
“U dashurova vërtet me Marion, kundër mendjes sime. Ai më tha se donte të krijonte familje. Më pas kuptova se do të bënte një fëmijë me ish- partnere, kishte lajme të shumta për të për festa me femra të tjera… Kështu që mbaroi. Ai e mori keq, nuk ishte refuzuar kurrë nga një femër”, do të deklaronte në atë kohë modelja tashmë e ndjerë.
Ajo filloi të takohej me Raheem Sterling në vitin 2016, por lojtari tashmë ishte fejuar me partneren e tij në atë kohë, Paige Millian.
Top Channel