21/12 13:02
Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka shpallur tri ditë zie pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza.
Lajmi u bë me dije nga agjencia zyrtare VAFA.
Të paktën 500 persona janë vrarë gjatë sulmeve të fundit ajrore të ndërmarra nga Izraeli në spitalin Al Ahli. Më herët, ministria palestineze e Shëndetësisë raportoi gjithashtu për vrasjen e të paktën 3,000 njerëzish dhe plagosjen e 12,500 të tjerëve në Rripin e Gazës.
Fraksione të ndryshme politike u bënë thirrje gjithashtu palestinezëve në Bregun Perëndimor që të vijojnë nesër kundërsulmet në shenjë proteste kundër goditjes vdekjeprurëse të izraelit në spital.
Top Channel