24/11 18:38
I ftuar në programin ‘’Në Shtëpinë Tonë”, Ervis Saliasi, parodist në ‘’Portokalli’’, përveç se tregoi për rrugëtimin e tij artistik mes parodisë dhe muzikës, nuk i shpëtoi dot pyetjeve lidhur me kuzhinën dhe pjatën e preferuar.
Ai tregon se pjata e tij e preferuar është mishi, ndërsa me pak humor tha se nuk i konsumonte ushqimet e detit, por nëse një vajzë do ta bënte që të hajë këto produkte, do të martohej me të.
“Produktet e detit nuk i kam provuar asnjëherë dhe nuk i konsumoj fare, por kush do më bëj mua të ha produkte deti, do ta martoj. Të shpresojmë që të jetë vajzë”, tha Saliasi.
Top Channel