84 vjeçari tregon si siguroi apartamentin falas në ndërtesën historike në New York (fotot)

14/10/2023 18:06

Një 84-vjeçar ka treguar së fundmi sesi arriti të përfitonte një apartament falas brenda vilës historike King Manor në New York.

Roy Fox ka qenë prej rreth 30 vitesh kujdestari i muzuemit në zonën Queens, dhe tashmë ajo është kthyer në shtëpinë e tij teksa një apartament i fshehur brenda, është lënë në dispozicion të të moshuarit.

Kohët e fundit ai është prezantuar menjë video në rrjetin YouTube, ku Roy jep një prezantim të detajuar të muzeumit, ashtu dhe të banesës së tij, të cilën e ka mbushur me rreth 4,000 libra.

Roy, i cili ka punuar si komentator prej 30 vitesh tregon në dokumentar: “Unë jam një 84-vjecar që nuk kam punuar asnjë ditë punë legjitime në jetë”.

Por në fakt Roy ka qenë kujdestar i King Manor për 34 duke jetuar gjithmonë në apartamentin sekret mbi muzeumin.

Vila më parë zotërohej nga Rufus King – i lindur në 1755 – një nga nënshkruesit e kushtetutës së SHBA dhe mbrojtës i anulimit të skllavërisë.

Familja e tij kishte jetuar në këtë vilë për tre gjenerata, ku vinin shpesh të ftuar të shquar.

Tashmë ajo është kthyer në një muzeum ku gjenden ende tavolina e zyrës së Rufus King dhe ajo e të birit të tij, ish-guvernatorit të New York, John Alsop King.

Duke treguar për hapësirën e tij të banimit Roy thotë se shtrihet në dy të tretat e katit të tretë, ka një dhomë gjumi, një dhomë studimi dhe është e mbushur me më shumë 4,000 libra.

Ai shton se librat reflektojnë “mendjen e tij të zgjeruar” dhe përfshijnë materiale për fenë, shkencën e historinë botërore mes të tjerave.

Kuzhina që ka mbetur e paprekur që prej vitit 1989, ka një furrë, frigorifer dhe një larëse enësh që ai nuk ka përdorur kurrë.

Roy jeton me një mace, për të cilën thotë me shaka se ‘ka kopshtin më të madh që ka parë te të njohurit e tij’.

“Nëse do të jetosh në New York City, kjo është mënyra për ta bërë, jo mes zhurmës e ndërtesave”.

I pyetur sesi arriti të siguronte banesën e tij falas Roy shpjegon: “Është një marrëveshje e mirë por ndodhi vetëm kur dikush vendosi që në vend të rojeve 24-orëshe të muzeumeve, të vendoseshin apartamente private ku dikush të kujdesej gjithë ditën për to”.

FOTO GALERI
5/7
Familja e tij kishte jetuar në këtë vilë për tre gjenerata, ku vinin shpesh të ftuar të shquar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA