Shqipëria feston, jo thjeshtë një fitore, por për skuadër të madhe

Vendi i parë në grupin E, 13 pikë. Sulmi më I mirë me 8 gola pas 6 ndeshjes dhe mbrojtja më e mirë me 3 gola të pësuara, vetëm dy ndeshje larg fundit. Një vit si ky dhe eliminatore si këto as do t’i kishim ëndërruar, këta djem, kjo skuadër dhe ky trajner po na e bëjnë gjithmonë edhe më realitet atë që ne dikur e konsideronim thjesht një ëndërr, ato ndeshje finale të aktiviteteve të mëdha si Europiani që vetëm një herë I përjetuam dhe I arritëm me shumë mund.

Ndërkohë të papërmbajtshëm kanë qenë shqiptarët kudo në të gjithë trevat tona, jo vetëm ato brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

8 më vite më parë ishte sërish tetor, data 11 në Jerevan ne siguronim kualifikimin e parë historik për në finalet e një Europiani Francë 2016-të, ndërsa dje, si për ironi sërish tetor, data 12, Shqipëria është me një këmbë në Europian, më bukur se kaq nuk mund të ndodhte.

FOTO GALERI
8/32

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA