Organizata islamike Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për sulmin raketor mbi territorin e Izraelit, që filloi në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Libani.
Sky News raporton se Hezbollahu ka njoftuar se ky sulm ajror ishte si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite, ku humbën jetën tre luftëtarë të tyre.
Televizioni britanik raporton se tani mund të thuhet se po ndodh shkëmbim zjarri jashtë kufijve të Izraelit, pasi edhe IDF-ja izraelite njoftoi se janë sulmuar nga territori i Libanit.
Abdalah Bu Habib, ministër i Jashtëm i Libanit, ka konfirmuar se të hënën ka marrë garanci nga krerët e Hezbollahut se ky grup islamik dhe formacion i armatosur i afërt me Iranin, nuk do të ndikojë në konfliktin aktual të ekstremistëve palestinezë nga lëvizja Hamas që sulmuan Izraelin.
Kreu i Hezbollahut megjithatë ka kushtëzuar ministrin libanez, që izraelitët në asnjë mënyrë të mos i sulmojnë ata në territorin e Libanit.
Top Channel