Miratohen tarifat për studentët/ Mjekësia, paguan kush nuk shërben në vend pas diplomimit

10/10/2023 15:12

Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3- deri në 5 vite në vendin e tij ,do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë leke të reja për çdo vit studimi.

Tarifa u miratua një ditë  më parë nga bordi i administrimit. Tanimë pritet të përpilohet kontrata që do të nënshkruajnë studentët.

Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, për të përcaktuar këtë tarifë u ngrit një grup pune për përllogaritjen e kostove  për një student që ndjek studimet në fakultetin publik të mjekësisë.

Më pas kjo tarifë u kalua në senat dhe të hënën pasdite  u miratua edhe nga bordi i administrimit.

Burime nga rektorati thonë se sërish kjo tarifë është nën kosto pasi nuk janë përfshirë shpenzimet  për mjetet spitalore që përdorin studentët, apo për klasat e mësimit nëpër spitale.

Nuk dihet ende se si do të reagojnë studentët të cilët e  kanë bojkotuar mësimin duke lënë bosh auditorët që në nisje të vitit të ri akademik të cilët janë shprehur se kërkojnë shfuqizimin e ligjit. Nëse një vit studimi  ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë

“Unë jam vitit i gjashtë  më bie më mirë të ofroj shërbim për dy vite , se sa të paguaj tarifën”, tha një prej studentëve.

Ndërkohë për studentët që do të nënshkruajnë kontratë dhe ndjekin specializimin në  Shqipëri këto vite u zbriten atyre nga detyrimi. Pra nga 5 vite detyrim u mbeten të punojnë vetëm dy vite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA