“Sfidë për të gjithë”, Lajçak: Rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk po duket aspak mirë

06/10/2023 22:34

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk po duket aspak mirë dhe të gjithë kanë frikë se mund të ringjallen fantazmat e së kaluarës”, kështu u shpreh Miroslav Lajçak gjatë Forumit 2BS në Budva.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë theksoi se situata mes Serbisë dhe Kosovës është përkeqësuar pas konfliktit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator dhe se kjo është sfidë për të gjithë rajonin.

“Fatkeqësisht, pas asaj ngjarjeje situata është e tmerrshme. Tani më e rëndësishmja është vërtetimi i fakteve dhe nxjerrja e konkluzioneve dhe pasojave. Nga njëra anë, duhet të punohet për normalizim dhe dialog, por nga ana tjetër kemi përshkallëzim”, u shpreh Lajçak.

Sipas tij ngjarja e rëndë e sulmit nuk ishte aksidentale, por një çështje e rëndë dhe e qëllimshme e cila duhet të hetohet me përpikmëri.

Nuk mungoi nga ana e tij as deklarata e fortë, ku tregoi se do të mbështesë sanksionimin e Serbisë, nëse diçka e tillë do të ndodhë. Ndër të tjera ai shtoi se në rrethanat aktuale nuk është e drejtë që Kosova të jetë nën masa negative të BE-së.

Komentet u bënë edhe në lidhje me akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se ai ia mban anën Serbisë në dialog, Lajçak u shpreh se kur dikujt nuk i pëlqen një mesazh, atëherë e sulmon personin që e ka sjellë atë mesazh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA