Komentuesi i njohur italian vdes papritur nga ataku kardiak në moshën 40 vjeçare, para 3 fëmijëve (fotot)

06/10/2023 21:14

Një nga kometuesit më të njohur të rrjetit në Itali, Lorenzo Delle Femmine ka vdekur papritur në moshën 40 vjeçare nganjë atak kardiak teksa luante me fëmijët e tij.

Influencuesi i njohur i rrjetit me videot e tij, ishte dërguar me urgjencë në spital të hënën pasi kishte pësuar atakun në shtëpi.

Lorenzo, baba i tre fëmijëve i njohur ndryshe si ‘Mister Pella Pazzo’ shpërndante shpesh video nga jeta e tij familjare për më shumë se 1.7 milionë ndjekësit.

Bashkëshortja e tij e shtangur Assunta, e cila ishte shpesh pjesë e videove të tij, konfirmonte vdekjen e pashpjeguar me një postim në rrjetin Instagram.

Me sa kuptohet Lorenzo ishte duke luajtur me fëmijët në apartamentin e tyre në Casalnuovo di Napoli kur tragjikisht nisi të ndjehej keq.

Assunta shkruante më herët në njoftimin e saj në TikTok: “Mirmëngjes të gjithëve. Lorenzo nuk ndjehet mirë, ai do t’ju njoftojë sapo të rekuprohet në spital”.

Por fatkeqësisht ai kishte humbur jetën disa orë më vonë.

Protagonisti rrjeteve sociale kishte qenë disa javë më herët në spital për një infeksion, por askush nuk priste që ai të vdiste pa asnjë paralajmërim.

Për fat të keq vdekjet e papritura e të pashpjeguara janë shpeshtuar 2-3 vitet e fundit, aq sa faqe interneti janë krijuar për dokumentimin e tyre si #diedsuddenly dhe kërkimin e përgjigjeve, të cilat deri tani nuk i jep askush.

Në videot e tij Lorenza shfaqte jeten familjare, apo sendet luksoze si makinat sportive e kostumet e shtrenjta.

Fansat e tij i bënin homazhe duke kujtuar mikun e tyre zbavitës: “Tani na bëj për të qeshur në parajsë, Lore”, tha një prej tyre.

Një tjetër shtonte: “Në këtë moment ndjej dhimbjen e familjes tënde. Fluturo lart”.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA