Fifi dhe Graciano kanë shkëlqyer në një Cha Cha Cha, si performancë të parë në Dancing With The Stars.

“Prisja vetëm një gjë nga ty, atë belin që luaje dikur edhe sot duhet të kishte shkëlqyer më shumë, më shumë se fustani me xixa domethënë. Gjithsesi koreografia arriti. Sepse ti ke një lloj interpretimi tëndin që duhet edhe një lloj analize për ta kuptuar. Gjithsesi unë e kuptova se çfarë doje të përcillje. Përveç disa elementëve që rrahja e këmbëve ne cha cha duhet të jetë akoma edhe më dinamike, koreografia në një farë mënyre kaloi”- tha Iliri, duke e vlerësuar Fifin me 5 pikë.

“Fifi ti kërcen si diva dhe kjo më pëlqeu shumë. E shijon në maksimum dhe uroj që çdo kërcim ta shijosh kështu. Sigurisht që do përmirësohesh gjatë rrugës, por ke një të vetëndjerë që ç’të të them. E dua të vetëndjerin tënd”- tha Olta, duke i dhënë këngëtares 6 pikë për performancën.

Fifi është artiste. Ashtu e lehtë, e lezetshme, muzikale, një këngëtare e shkëlqyer… Kështu që sigurisht do të ndrisë edhe në skenën e Dancing With the Stars”- tha Valbona, duke i dhënë artistes 7 pikë.

Nga ana tjetër Lori u tregua më kritike. Megjithëse i dha 6 pikë, balerina i tha Fifit se “ti je një artiste energjike, por unë nuk e pashë atë energjinë e duhur që i duhet një cha cha. Kishe një koreografi bombë, një muzikë bombë, por ti jo shumë bombë.”

24 pikë në total, por si e priti Fifi me Gracianon?

“Nuk dua të justifikohem, dhe i vlerësoj gjithë kritikat tuaja. Realisht i vlerësoj shumë dhe nuk jam më prej atyre njerëzve që kritikat, komentet negative t’i marrë shumë afër zemrës. Unë jam e lumtur që jam përballë profesionistëve”- tha Fifi. Nga ana tjetër moderatorja Bora Zemani e rrëfeu se Fifi kishte pasur një incident para se të hynte në skenë, kështu që e kishte të pamundur të jepte maksimumin në performancë.

Megjithatë i bëri thirrje artistes që t’u kërkonte fansave ta votonin nga Shqipëria dhe Kosova këtu me kodin VIP 14.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA