Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se platforma e Komunitetit Politik Evropian duhet të ketë rol të rëndësishëm në uljen e konflikteve për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre, veçanërisht midis Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, konfliktet si ai mes Kosovës e Serbisë janë problem për rajonin dhe më gjerë.
Michel në Grenada ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian theksoi se konfliktet nuk janë problem vetëm për ata që janë drejtpërdrejt të përfshirë në to, por edhe për rajonin dhe më gjerë.
Ai tha se është përgjegjësi e BE-së për të garantuar paqe, siguri dhe mirëqenie.
Në këtë samit, ka marr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se nuk ka arsye për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç para se të vendosen sanksione, pas agresionit të Serbisë në veri të Kosovës. Pak para nisjes së një mbledhjeje në Granadë të Spanjës, në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, Osmani theksoi se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin.
Top Channel